Juventusi arriti marrëveshje me prindin e talentit në Serie A

Juventusi ka arritur marrëveshje me babanë e Federico Chiesas, mirëpo Fiorentina preferon ta shesë futbollistin te Interi apo Manchesater Unitedi, transmeton Koha.net.

Juventusi ka kohë që po interesohet për transferimin e Chiesas, ndonëse Fiorentina ka insistuar se nuk do t’ia shesë edhe një lojtar Juventusit pas Roberto Baggios e Federico Bernardeschit.

Sipas gazetës “La Stampa”, kjo nuk i ka ndalur krerët e Juventusit që të negociojnë një kontratë pesë milionë euro në stinor me babanë e Federico Chiesas, ish-sulmuesin e Italisë, Enrico.

Gazeta raporton se pronari i Fiorentinës, Rocco Commisso mund ta shesë sulmuesin 22-vjeçar për 22 milionë euro. Mirëpo, Commisso do të preferonte që Chiesa të transferohej te Interi apo Manchester Unitedi.

Chiesa ka realizuar shtatë gola dhe asistuar pesë tjerë në 26 ndeshje me Fiorentinan këtë stinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button