Thaçi përshëndet vendimin në rastin “Kleçka”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin për shpalljen të pafajshëm të komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Në një komunikatë për media, zoti Thaçi citohet të ketë thënë se “me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button