Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së shpejti do të lëvizin vetëm me karta identiteti

Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë do të kenë së shpejti mundësi që të lëvizin vetëm me karta identiteti.

Kjo çështje ka zënë vend në bisedime mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Nikolla Poposki, në Shkup.

Në këtë takim ministrat kanë nënshkruar dy marrëveshje, njëra për mbrojtjen e ndërsjellët të investimeve dhe tjetra për bashkëpunimin mes akademive diplomatike.

Thaçi dhe Poposki kanë biseduar edhe rreth mundësisë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive.

Lajme të ngjashme

Back to top button