Itali, arrestohet një shqiptar i dyshuar për terrorizëm

Një shqiptar i moshës 30 vjeçare u arrestua nga policia italiane në aeroportin e Catanias, pasi kishte dokumente falso dhe nën dyshimin e terrorizmit. Nga kontrolli rezultoi se ai ishte denoncuar më parë në 13 janar në Malpensa, pasi kishte tentuar të udhëtonte me avion drejt Londrës me dokumenta të falsifikuara. Atij iu gjetën disa fotografi ku shihej bashkë me një person tjetër teksa mbante kallashnikov në duar. Në vijim të kontrollit 30 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu gjetën edhe disa dokumente të kombësive të ndryshme.

Ai kishte një biletë të cilën e kishte prerë në internet për të udhëtuar drejt Londrës ndërsa u paraqit në check-in e aeroportit në zonën ku kontrolloheshin fluturimet për në Bukuresht të Rumanisë me dokumentin e tij origjinal dhe me një tjetër biletë të prerë për në këtë destinacion. Pasi kaloi kontrollin në vend që të shkonte në zonën e ku nisen fluturimet për në Rumani, kaloi në zonën ku niseshin fluturimet për në Londër, me një kartë tjetër të blerë me dokumente të falsifikuara. Dyshimet e policisë italiane janë përqendruar në faktin se shqiptari i ndaluar mund të jetë pjesë e grupeve terroriste, ndaj u prangos në kushtet e flagrancës. Lidhur me aktivitetin e shqiptarit të ndaluar vijojnë hetimet intensive për të zbuluar veprimtarinë e tij./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button