Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi takoi ambasadorin hungarez Jozsef Bencze

Në vazhdën e takimeve me diplomat të huaj në vend, Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i shoqëruar nga Sekretari i partisë Zenun Ismaili, takoi ambasadorin hungarez Jozsef Bencze si dhe zëvendës ambasadorin Gyula Somogyi në rezidencën e ambasadorit në Shkup.

Në këtë takim, Kryetari Memedi dhe Sekretari Ismaili informuan ambasadorin Bencze rreth ndryshimeve të reja në RDK, konsistencës në realizimin e platformës, si dhe shumë çështje tjerra mjaft të rëndësishme për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në vend.

Në këtë takim, Kryetari Memedi diskutoi rreth idesë së RDK-së që para 4 vitesh, rreth formimit të një qeverie teknike si një parakusht i patjetërsueshëm për të mbyll këtë kaptinë të stagnimit të vendit, dhe fillimin e një kaptine të re, drejt aspiratave auroatlantike. Kryetari Memedi theksoi se kjo ide dikur injorohej nga të gjithë aktorët politik, ndërsa sot është përditshmëri në vokabularin e partive të ndryshme në vend, dhe së fundmi edhe të diplomatëve të huaj me relevancë të fuqishme. Qeveria teknike, theksoi Memedi, do të ketë guxim dhe fuqi të zgjidh problemin me emrin me Greqinë, si kusht për mos anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, dhe do të ketë kapacitet më të fuqishëm që për herë të parë të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike, diçka që i ka munguar vendit për një periudhë të gjatë kohore.

Kryetari Memedi theksoi se nëse nuk ndërmerren masa të duhura sa më shpejt që është e mundshme, atëherë gjasat për probleme të brendshme në vend dita ditës do të rriten në masë të konsiderueshme. Akumulimi i frustracioneve dhe problemeve që sado që mund të duken sipërfaqësore, shumë shpejt mund të sjellin në një katarzë që vështirë se mund të stopohet.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button