Sikur të ishin pak më të mëdha këto dyert e NATO-s? (VIDEO)

Mbase projektuesit e zyrave qendrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk e kishin menduar se do të kishin vizitorë me gjatësi sa ajo e kryeministrit shqiptarë por në të ardhmen ata duhet ti bëjnë më të mëdha dyertë pasi kreu i qeverisë së ardhshme mund ta vizitojë shpesh NATO-n në katër vitet e ardhshme.

Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Teksa po u drejtoheshin podiumeve ku do të jepnin konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u pa të kalonte duke mbajtur kokën paksa ulur teksa kalonte në derën hyrëse të sallës. /Albeu http://www.albeu.com/kryetitull/sikur-te-ishin-pak-me-te-medha-keto-dyert-e-nato-s-video/125339/

Lajme të ngjashme

Back to top button