Mandzukic: Dua të pensionohem tek Bayerni
![Mario Mandzukic](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/43ECF2447821EDBB55611099EF0487AB.jpg?fit=620%2C430&ssl=1)
Sulmuesi i Bayern Munich, Mario Mandzukic ka bërë të qartë se nuk ka qëllim të largohet nga kampioni Gjerman dhe do të ishte i lumtur të qëndroj në Munich deri në fund të karrierës së tij.
“Sa më përket mua, dua ta përfundoj karrierën tek Bayern”, u shpreh Mandzukic për La Gazzetta dello Sport.
“Ne jemi një familje, kjo është fuqia jonë. Ekipi, stafi i trajnerëve, punonjësit. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj”.