Bejta: RDK-ja mbahej gjallë nga korrupsioni në komunë

Propozim-Rebalanci i buxhetit për vitin 2013 në Komunën e Gostivarit, hapi debat në mes kryetarit Bejta dhe këshilltarëve të Opozitës, të cilët konsiderojnë se me këtë rebalanc  zvogëlohet  buxheti komunal në pjesën e të hyrave buxhetore për 2,2 milion euro

“Më vjen keq që këshilltarët e opozitës janë të paditur, janë të palexuar dhe merren me ofendime. Doktor profesori i ekonomisë i humbi zgjedhjet me 7 Prill, atë datë mbajeni mend se kurrë më nuk do ktheheni në qeverisjen lokale. Doktor profesori i ekonomisë i takon profesorëve që e kanë sjellë krizën botërore. Ende shkenca nuk njeh korrupsionin që e keni bërë ju, korrupsionin me kofinancim. Keni shkuar nëpër lagje dhe u keni marr qytetarëve para 50%, kurse punën 100% e keni paguar nga komuna, kurse 50% keni bërë aktivitete politike, i keni paguar aktivistët tuaj për ta mbajtur gjallë partinë tuaj të dështuar”, ka theksuar Bejta.

Disa nga pikat tjera që u miratuan me shumicë votash ishin edhe Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale ”Forinë” në fsh.Forinë, Propozim – Vendimi për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2013, propozim – Konkluzioni për miratimin e raportit kuartal- II për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2013, Propozim -Vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për lartësinë e shkallës së tatimeve, Propozim-?onkluzioni për miratimin e raportit për punë të SP Gostivar dhe pika tjera. 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button