Kushtet gjermano-britanike për Serbinë

Serbia pritet që ta marrë në dhjetor statusin e kandidatit për anëtarësim, por mund të presë gjatë para portës së BE-së nëse nuk i rregullon marrëdhëniet me Kosovën.

Tribuna ka arritur që ta sigurojë draftin e bazës mbi të cilën do të mund të hapej dialogu për anëtarësimin e Serbisë në BE, pasi që kjo ta ketë marrë statusin e kandidatit. Në strukturën e negociatave janë çuar edhe më përpara kushtet e Gjermanisë për Serbinë, derisa të njëjtat kushte, sipas burimeve të gazetës, pritet të ritheksohen pas fitores së re të kancelares Merkel në shtetin lider ekonomik të BE-së.

Në bazë të të njëjtave burime, në këtë strukturë janë të përfshira edhe kushtet e një lideri tjetër të BE-së që ka kontribuar në pavarësimin e Kosovës e që është Britania e Madhe. 

Në një nga kushtet e shumta, Serbisë do t`i kërkohet që problemet kufitare t`i zgjidhë në bazë të kapitullit të OKB-së por edhe në bazë të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button