Shenja të sigurta që është djalë mamaje

Keni njohur mashkullin e përsosur, keni filluar lidhjen dhe çdo gjë ju duket e përsosur, dhe pastaj ka ardhur koha ta njihni edhe nënën e tij dhe të kuptoni që diçka nuk është në rregull, sepse ai sillet ndryshe kur përmendet emri i saj.

Fjala është për djalosh mamaje, nga i cili shumica e femrave ikin. Po ju japim këto shenja sipas të cilave do ta zbuloni:

E krahason gatimin e gjellëve me tuajat
E dimë që kuzhina e nënës gjithmonë është më e mira dhe disi ka shije më të mirë, mirëpo krahasimi i vazhdueshëm assesi nuk është i këndshëm. Fjalitë si këto: “Nuk është bash sikur ta kishte gatuar mamaja ime” apo “Mamaja ime nuk do ta kishte gatuar këtë kështu”, shumë shpejt mund t’ju bëhen të mërzitshme.

Çdo ditë dëgjohen në telefon (apo takohen)
Çdo ditë e thërret për t’i thënë mirëmëngjesi dhe natën e mirë apo për ta pyetur se çka ka ngrënë apo çka ka për të ngrënë. Këtë skenar e kanë përjetuar shumë femra.

Përherë mban anën e mamasë
“Mamaja gjithmonë ka të drejtë”, është fjalia të cilën assesi nuk dëshirojmë ta dëgjojmë nga partneri ynë. Nëse gjatë debateve ai gjithmonë mban anën e mamasë, respekton ekskluzivisht mendimin e saj apo përpiqet t’ju bindë që të lëshoni pe, sepse ajo megjithatë është mamaja e tij, atëherë do të keni probleme.

Mamaja e viziton pa paralajmërim
Përveç nëse jetoni në të njëjtën hapësirë, t’i shkosh vazhdimisht dikujt në banesë pa paralajmërim është pak e pazakonshme, madje mund të themi edhe e pahijshme. Nuk është fjala për atë që nuk e dëshironi në shtëpinë tuaj, por për privatësinë e cila do të duhej të jetë njësoj e rëndësishme edhe për partnerin tuaj. Nëse kjo gjë për të është normale dhe nuk e kupton se ku qëndron problemi, atëherë edhe ju bëheni pjesë e problemit. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button