Ivanov: Dibra është shembull i tolerancës dhe i bashkëjetesës

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov ishte sot në Dibër, për të përcjellë realizimin e projektit “ Bon toni Sportiv”, ku marrin pjesë fëmijë nga shtatë komuna të vendit.  

Gjorgje Ivanov, shprehu kënaqësinë e tij që ishte në rolin e spektatorit para fëmijëve në sheshin “Skendërbe”të Dibrës. Ivanov vlerësoji lartë bashkëjetesën në mes bashkësive etnike në Dibër, duke e konsideruar Dibrën si shembull të tolerancës për bashkëjetesë.

“Është kënaqësi që të shikosh të gjithë këta fëmijë të shtatë komunave  në këtë projekt, mes tyre edhe fëmijët dibran. Këtu shikohet se si fëmijët afrohen, lozin , dhe respektohen mes veti. Dibra është shembull i tolerancës dhe  bashkëjetesës në mes bashkësive etnike. Me këtë projekt ne e  vërtetojmë atë që e ka Dibra si traditë,  fëmijët  mes veti  të merren me sport, dhe nëpërmjet bontonit të mësojnë sportit, pra këta fëmijë janë edhe garues edhe shikues të sportit, ndaj uroj që takime të tilla të ketë edhe në komunat e tjera” tha Ivanov.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata ka përshëndetur ardhjen e kryetarit të shtetit Gjorgje ivanov në Dibër. “Takimi i sotëm ka të bëjë më projektin “Bon Toni sportiv” me këtë rast ne arritëm që të grumbullojmë fëmijët e shtatë komunave të shtetit , që do të thotë se përderisa ne të vjetrit jemi larg Evropës, fëmijët tanë jetojnë në mënyrë evropiane dhe shpresojmë në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe Maqedonia dhe të gjithë ne”, theksoi Lata.

Sa i takon shtetit kufitar shqiptar, Ivanov theksoi :,, Shqipëria është shtet që përherë ka pasur bashkëpunim me Maqedoninë, mes dialogut dhe marrëveshjeve të shumta mes veti. Populli është mësuar të jeton pa kufi dhe shpresoj që në të ardhmen të mos kemi me kufij dhe të kemi miqësi të përhershme, përfundoi Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button