Arrestohet arkitekti i Bashkisë Durrës

Një 34-vjeçar që punon si arkitekt në Zyrën Urbanistike të Bashkisë së Durrësit është vënë në pranga pasi kërkohet në Itali për trafik të qenieve njerëzore.

Adlei Likmeta, ishte shpallur në kërkim nga Interpol dhe arrestimi i tij është bërë sot në mëngjes në zyrën e bashkisë, ku Likmeta kishte shkuar normalisht për të nisur ditën e punës, transmeton shekulli.

Sipas policisë Likmeta rezulton i dënuar në mungesë me 17 vjet burg për trafik të qenieve njerëzore dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por nga ana tjetër rezulton se, në momentin e punësimit të tij në Bashkinë Durrës, 34-vjeçari ka rezultuar i padënuar dhe nuk ka pasur precedentë penalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button