Gruevski prezanton favoret investuese në Preston

Kryeministri Gruevski ne paraqitjen e tij ne biznes forumin në Preston, prezantojë  lehtësimet që Maqedonia ofron për investitorët e huaj të cilët para së gjithash  shikojnë harxhimet më të vogla në Evropë për të bërë biznes.

“Maqedonia në mënyrë të vazhdueshme e përparon klimën investuese dhe merë vlerësime pozitive nga organizatat relevante ndërkombëtare për atë që bënë. Për shkak të reformave tona dhe klimës së mirë për biznes, shumë firma dhe kompani të huaj kanë hapur bizneset e tyre në Maqedoni, ose kanë marrë vendimin për hapjen e bizneseve, kjo tregon se ka rezultate”, thotë Gruevski.

Ministri Stavreski, në biznes forumin në Preston, prezantojë paketën e ulët tatimore dhe në stabilitetin e indikatorëve  makro ekonomik që garantojnë biznes të parashikueshëm.

delegacioni I Maqedonisë, nga Prestoni do të udhëtojë në Chikago dhe Boston, ku do të bëjë prezantimin e kushteve për investime në Maqedoni, me qëllim tërheqjen e investitorëve amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button