Ushtarët nga Maqedonia mos të lejohen në armatën bullgare
Forumi për siguri dhe shoqata e “branitellave” kanë dërguar një kumtesë të përbashkët në lidhje me thirrjet antishtetërore për inkuadrimin e përfaqësuesve të ARM-së në ushtrinë bullgare dhe ftesën e Krasimir Karakaçanonit për dhënien e nënshtetësisë së Bullgarisë të “branitellave” të Maqedonisë.
“Jemi të indinjuar nga thirrjet antishtetërore të Bullgarisë që ish përfaqësuesit e ARM-së të inkuadrohen në ushtrinë bullgare si dhe thirrjeve që ‘branitellave’ maqedonas t’iu japin shtetësi bullgare”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.
Ata kanë kërkuar nga pushteti dhe opozita që të mos lejohet destabilizimi i sistemit të sigurisë.