Ademaj, tifozja e flaktë e Barcelonës

Moderatorja e njohur e emisionit ‘Koha Shtesë’ në ‘Super Sport Kosova’, Arbnore Ademaj, është tifoze e flaktë e skuadrës Barcelona.

Ajo tha për Arena se tash e shumë vjet përcjell futbollin, e në veçanti skuadrën e Barcelonës.

“Ka shumë vjet që unë e përcjell futbollin dhe e simpatizoj pikërisht skuadrën e Barcelonës. Më pëlqen stili i tyre i lojës. Arsye tjetër është edhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi”, u shpreh Ademaj, e cila shpreson se katalanët do të arrijnë të fitojnë të gjithë trofetë në stinorin e ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button