Ndërroi jetë Petar Milloshevski, ish ministër i Shëndetësisë
Në moshën 66vjeçare mbrëmë në Shkup ndërroi jetë profesori, Petar Millosheski, ish ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Koalicionit në vitin 2011. Ai ishte një profesor i afirmuar universitar dhe drejtor për një kohë të gjatë i Institutit për farmakologji dhe toksikologji pranë Fakultetit mjekësor të Universitetit “Cirili dhe Metodij”. Varrimi i prof. Milloshevskit është nesër në varrezat e qytetit në Butel.