Sela: Deputetët e Thaçit nuk guxojnë të hapin gojën nga “Sushikot”!

Iniciuesi i Lëvizjes për reforma brenda PDSH-së, Ziadin Sela në takim me banorët e Lubotenit ka përmendur me tone kritike ndaj qeverisë dhe ndaj deputetëve të opozitës rastin e ndotjes së ajrit në Tetovë dhe rrethinë.

“Është e turpshme që sot Ministri i Ekologjisë dhe i Ekonomisë janë shqiptar dhe ‘Jugohromi’ punon e bën kërdi në Tetovë dhe rrethinë me shëndetin e këtyre banorëve. Por akoma më tragjike dhe e turpshme është që deputetët e opozitës me në krye Menduh Thaçin rijnë heshtur për këtë kancer. Si duket këtyre deputetëve u është futur frika në palcë dhe nuk guxojnë të hapin gojën nga Sushikot”, tha Sela.

“Turp për këto politikanë që futen në vrimë para maqedonasve sepse janë te shantazhuar nga ‘Interprometet’ dhe të ngjashme. Opozita është e rëndësishme dhe e barasvlershme me pushtetin, mungesa e opozitës në shtet shkakton tolitarizëm, prandaj ne po lëvizim çdo gur që të ringjallim opozitën e vërtetë shqiptare në Maqedoni, jo opozitë që vrapon të votojë Ivanovin dhe Trajko Veljanoskin”, ka thënë tutje Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button