Edhe dhjetë tituj në maqedonisht, ata në shqip askund
Dhjetë tituj të rinj nga sfera e mjekësisë dhe stomatologjisë, transportit dhe telekomunikimet, turizmit dhe biznes logjistikës, drejtësisë, artit figurativ, shkencat natyrore matematikore, si dhe nga sfera e makinerisë dhe elektroteknikës sot u promovuan në suaza të projektit qeveritar për përkthimin e 1.000 librave profesional dhe shkencor nga të cilat mësoht në universitetet kryesore botërore.
Me promovimin e sotëm, numri i përgjithshëm i librave të përkthyer nga autorë të shquar botëror paraqet 907. Me kërkesë dhe sugjerim të profesorëve, shkencëtarëve dhe njohësve të shkencës botërore, ky projekt vazhdimisht do të riplotësohet. Duke filluar prej këtij viti, çdo vit projekti do të plotësohet me 50 libra universitar shtesë të cilët përdoren në dhjetë universitetet e para në botë.
Ndërkaq, asnjë gjurmë nuk ka nga librat e po të njëjtit projekt të cilat duhet të përkthehen në shqip.
LEXO: Ademi nxjerr në pah gënjeshtrën: librat shqip nuk janë përkthyer
LEXO:Gënjeshtrat dhe premtimet e qeveritarëve për librat në gjuhën shqipe
LEXO: Ku janë librat shqip?! USHT ngelet me mbi 100 tituj nga 897 të përkthyer
LEXO: Përkthim skandaloz në projektin gjigant të MASH-it (FOTO)