Real Madridi dhe Atletico pas Shkodran Mustafit

Shkodran Mustafi u bë kampionë bote me Gjermaninë, por shkëlqimi i tij ka vazhduar edhe në La Ligën spanjolle.

Karriera e Shkodran Mustafit është duke shkuar në rritje çdo ditë e më shumë. Ylli shqiptar i Valencias tani është vënë në listën e dy gjigantëve madrilenë, Real dhe Atletico Madrid, shkruan eksperti i transfereve, Gianluca Di Marzio, transmeton telegrafi.

Mustafi që prej transferimit të tij në “Mestalla”, ka qenë mbrojtësi kryesor i ‘lakuriqëve’, dhe falë paraqitjeve të tij të mira ka bërë që të ‘çmendën’ skuadrat spanjolle.

Sipas asaj që shkruan Di Marzio, Real dhe Atletico mund të dalin me oferta zyrtare qysh në afatin kalimtar të janarit, mirëpo vështirë se Valencia do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mbrojtësit shqiptar, i cili është blerë për një të ardhme të ndritur të klubit nga ‘Mestalla’.

Lajme të ngjashme

Back to top button