Gerrard i dha kualifikimin Liverpoolit
Liverpooli është kualifikuar tutje në kuadër të Kupës FA pasi triumfoi në udhëtim kundër Wimbledonit.
“The Reds” triumfuan 2:1 në një sfidë e cila doli të ishte jo shumë e lehtë për ta.
Ishte futbollisti me mbi 120 kg, Akinfenwa ai i cili realizoi për vendasit, mirëpo dy golat e Steven Gerrard ia siguruan kalimin tutje Liverpoolit.
Në barazim 1:1 përfundoi sfida mes Burnley dhe Tottenhamit, duke bërë që të zhvillohet një ndeshje e dytë në White Hart Lane të Londrës.