Zhernovski nesër do t’ia dorëzojë Prokurorisë publike raportin për Shkupin 2014

Kryetari i komunës Qendës, Andrej Zhernovski nesër do tia dorëzojë Prokurorisë publike pjesën e parë të raportit për revizionin e realizuar për projektin Shkupi 2014.

Siç deklaroi Zhernovski, revizioni i deritanishëm dhe raporti i përgatitur paraqesin bazë të mirë për reagimin e institucioneve, për shkak se janë zbuluar veprime të paligjshme, që nga fillimi i projektit Shkupi 2014.

Anëtarët e komisionit për revizion, Sllagjana Taseva dhe Dragan Malinoski, kanë obligim që për tre muaj të përgatisin raport përfundimtar që do t’i përmbajë të gjitha të dhënat konkrete dhe precize për projektin kontraverz.

Në raportin e parë u theksuan veprimet e paligjshme në procedurë, por edhe disa shembuj konkretë, siç ishte rasti me përmendoren e Nikolla Karevit. Fillimisht është vlerësuar se përmendorja e Nikolla Karevit do të kushtojë 5 milionë denarë po të shkrihet në bronzë, por në ditën e publikimit të tenderit çmimi i përpunimit të saj është ngritur në 45 milionë denarë, me arsyetimin se duhet të bëhet nga mermeri. Megjithatë përmendorja e Nikolla Karevit është bërë nga bronza e jo nga mermeri. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button