Plenumi i profesorëve nuk do të jetë pjesëmarrëse në debatin e organizuar nga MASH

Përfaqësuesit e Plenumit të profesorëve nuk do të marrin pjesë siç thonë ato, ashtuquajturin “takim për këmbimin e mendimeve dhe argumenteve për reformat e propozuara në arsimin e lartë”, që e organizon Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit.

Plenumi i profesorëve i përbërë prej 500 profesorë nga universitete të ndryshme ‘nuk duan’ që ti japin legjitimitet kësaj ngjarje e cila sipas tyre ka për qëllim të krijojë iluzion të transparencës dhe participimit në miratimin e ligjeve.

“Plenumi i profesorëve edhe më tej qëndron prapa kërkesave për tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit, të cilat i vlerësojmë si një sulm të radhës politik mbi arsimin e lartë dhe autonominë e universiteteve”, thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button