Shtetas grek dhe serb të përfshirë në trafikimin e emigrantëve

Policia e Maqedonisë ka ndaluar gjatë fundjavës një rrjet të trafikantëve të emigrantëve afrikano –aziatik. Në mesin e të ndaluarëve janë edhe dy grekë, një serb dhe një shtetas i vendit. Ata u kapën në disa raste derisa po transportonin emigrantë sirian dhe afgan.

Në rastin e parë, gjatë të shtunës në autostradën Kumanovë – Tabanoc është ndaluar një shtetas grek 66 vjeçari K.K nga Katerina e Greqisë, dhe se pas kontrollit të makinës së tij “BMË” janë gjetur tre emigrant afgan. Ata nuk po posedonin dokumente personale.

Në rastin e dytë është ndaluar një serb nga Nishi, ku në makinën e tij janë gjetur katër emigrantë ilegal nga Siria. Ndalesa dhe kontrolli i tij u bë në afërsi të tunelit në Demir Kapi.

Dhe në rastin e tretë është gjithashtu është kapur një 29 vjeçar grek me makinën e tij “Golf” ku po transportonte 5 sirianë. Ai u ndalua në afërsi të Velesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button