Favoritët vazhdojnë tutje në FA Cup

Edhe pse në udhëtim, Manchester United triumfoi 2:0 përballë Yeovil në kuadër të Kupës FA.

Djajtë e Kuq arritën të kalonin tutje në këtë garë, në një ndeshje që shkoi në dominim të tyre.

Ander Herrera (64’) me një supergol dhe Angel Di Maria (90’) ia siguruan këtë fitore Unitedit.

E, në këtë sfidë paraqitje nuk pati fare për kosovarin, Adnan Januzaj, i cili po vazhdon të neglizhohet nga trajneri, Louis Van Gaal.

Skuadra e Arsenalit siguroi kualifikimin tutje në Kupën FA pasi triumfoi kundër Hull Cityt.

Londinezët shënuan fitore 2:0 në Emirates për të kaluar në rrethin tjetër të kësaj gare.

Per Mertesacker (20’) dhe Alexis Sanchez (82’) shënuan golat e këtij triumfi për skuadrën e Arsene Wenger.

Edhe Chelsea ndoqi rrugën e Manchester United, Manchester City e Arsenalit, duke kaluar tutje në Kupën FA.

Londinezët triumfuan 3:0 përballë Watfordit në sfidën e zhvilluar në Stamford Bridge.

Willian (58’), Loic Remy (70’) dhe Kurt Zouma (73’) shënuan golat e këtij triumfi të skuadrës së Jose Mourinhos

Lajme të ngjashme

Back to top button