Antigona kërkon çmim në Miss World

Bukuroshja shqiptare, Antigona Sejdiu, ka deklaruar se ajo po bën përgatitjet maksimale për t’u përfaqësuar denjësisht në ngjarjen më të madhe të bukurisë në botë, Miss World 2013.

Modelja e njohur e cila fitoi çmimin e parë në Miss World Kosova 2013, po përgatitet intensivisht për konkursin më të madh të bukurisë që mbahet më 28 shtator në Indonezi.

Në një intervistë për Zëri, Antigona shprehet se po bën përpjekje maksimale për të qenë sa më e përgatitur dhe natyrisht, ajo synon që të mos kthehet duarthatë.

“Tani jam duke u përgatitur intensivisht, po trajtohem te qendra e dobësimit ‘Linda Halimi’, ku po ushtroj në formën time fizike në mënyrë që të mbaj trupin në formë dhe të jem vitale gjatë performancës sime që do ta kem më datë 28 shtator në Miss World 2013 që mbahet në Indonezi”.

“Secila konkurrente hyn në garë me qëllimin për të fituar, por e them sinqerisht se asnjëherë nuk e kam menduar se mund të realizoja këtë qëllim që pata, pjesëmarrjen në Miss World 2013”.

“Jam më e përkushtuar se kurrë për pjesëmarrjen në Miss World 2013, ku do të mundohem që ta përfaqësoj Kosovën sa më denjësisht. Ndërkaq sa i përket çmimeve natyrisht se çmimi i parë është vështirë të rrëmbehet duke marrë parasysh numrin e konkurrenteve, por të paktën kam shumë shpresë se nuk do të kthehem duarthatë”, deklaroi Antigona për Zëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button