Interi e hapi qesen për Shaqirin
![Xherdan Shaqiri](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/08/Shaqiri-cak-real-i-Juventusit.jpg?fit=594%2C395&ssl=1)
Sportmediaset në numrin e sotëm shkruan se Interi dhe Xherdan Shaqiri janë vetëm një larg hap marrëveshjes.
Sipas këtij mediumit të famshëm italian, e mërkura do të jetë ‘Dita D’ për Shaqirin dhe Interin dhe me gjasë lojtari do ta pranojë ofertën e zikaltërve për tre vjet kontratë.
Në këtë kontratë, ai do të fitojë plot 2 milionë euro në stinor plus bonuset.
Gjithsesi, Interit i duhet ta mposht konkurrencën e fortë të Liverpoolit për të siguruar shërbimet e lojtarit të lindur në Zhegër.