Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet me vështirësi

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi për shkak të të reshurave, ndërsa në rrugë ka copëza të borës dhe akuj. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mbrëmjes mund të paraqiten ngrica.

Ndalesë për qarkullim për automjetet e rënda transportuese ka në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Dibër – Strugë, Strugë – vendkalimi kufitar Qafa e Thanës, si dhe kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti

Lajme të ngjashme

Back to top button