Viti i Ri në Kosovë (VIDEO)

Festa në kryeqytet ka filluar që nga ora 14:00 dhe ka vazhduar për 12 orë të tjera, me aktivitete nga më të ndryshmet.

Kryetari Ahmeti uroi që ky vit të jetë më i mirë se ai që e lamë pas dhe premtoi se do të ketë investime më të mëdha në këtë vit.

“Të gjithë shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe pse jo edhe të gjithë njerëzve në këtë botë ja uroj Vitin e Ri 2015. Uroj që ky vit të jetë shumë më i mirë se ai që e lamë pas, mendoj se mund ta kemi një vit të mirë, mendoj se mund të ketë ndryshime për atë po besoj se për qytetarët viti që do të vije do të jetë shumë më i mirë se sa viti 2014. Bashkëqytetarëve të mi të Prishtinës ju them se këtë vit do ta bëjë edhe më të lehtë jetën e tyre duke e pasur parasysh investimet që do t’i bëjmë në transportin publik me autobusët e rinj, çlirimin e trotuareve, shumë projekte prej infrastrukturës dhe natyrisht përmirësimin e shërbimeve. Jam i lumtur që në vitin 2014 shërbeva në interes të qytetarëve dhe me gjithë kënaqësi po e pres edhe këtë vit që ta vazhdojmë atë punë. Mirë ka shkuar përveç temperaturës të cilën nuk mund ta kontrollojmë, ja që fati ynë ishte që vetëm sot të jetë minus 17 ndërsa nga nesër do të nxehet koha. Megjithatë mendoj se kur doli Era Istrefi në fund edhe shumë qytetarë na u bashkëngjiten dhe në fund kur numëruam prej dhjetë deri në zero me të vërtet ishte një gjë që nuk e kemi parë në Prishtinë më herët”, tha Ahmeti.

E qytetarët të cilët kishin dalur për të festuar në ambient të hapur ndërrimin e moteve shpresojnë që viti 2015 të jetë sa më i mirë në aspektin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button