Ebola përsëri prek Guinenë, për një javë 11 raste të infektimit

Pasi në gjashtë muajt e fundit në Guine nuk ka pasur të infektuar me virusin e Ebolas, gjatë shtatë ditëve të fundit në rajonin jugor të këtij vendi Kisidugu janë shënuar 11 raste, bënë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e OBSH-së thuhet se 227 persona presin të kontrollohen në mënyrë që të përcaktohet nëse janë infektuar nga virusi Ebola. Po ashtu thuhet se për largimin e plotë të virusit infektues është e nevojshme të trajtohen të gjithë persona të infektuar dhe se arsyeja për shfaqjen e sërishme është mungesë e kontrollit në pikat kufitare të vendit.

Kujtojmë se Drejtoria për luftimin e virusit Ebola në Guinea më parë ka dalë me një deklaratë se qëllimi është që në 2015 tërësisht të ndalohet infektimi. Sipas të dhënave të OBSH-së, në vendet e Afrikës Perëndimore ku është i pranishëm virusi i Ebolas numri i të vdekurve ka arritur shifrën prej 8.000, ndërsa numri i të infektuarve e ka kaluar 20.000.

Lajme të ngjashme

Back to top button