Kabineti për ORL i hapur në Poliklinikën në Gjorçe Petrov

Pas pauzës pothuajse pesë viteve në poliklinikën në Gjorçe Petrov sot është hapur kabineti për otorinolaringologji.

Hapja e kabinetit, ashtu siç theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, është mundësuar me kalimin e mjekes nga shëndetësia private në atë publike përmes projektit për të cilin në rrjedhë është edhe shpallja e dytë për atë dedikim.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, theksoi Todorov gjithsej 13 specialistë nga shëndetësia private kanë kaluar në këtë institucion. Ajo, ashtu siç tha do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e shëndetësisë sekondare në afërsi të vendit të jetesës, ndërsa në disa poliklinika ku janë poliklinika në Bit Pazar dhe në Draçevë do të mundësojë që kabinetet specialiste të punojnë në dy turne.

Todorov informon se në shpalljen e dytë për kalimin e specialistëve nga shëndeti privat në atë publik i cili zgjat deri më 28 gusht deri tani kanë aplikuar 75 specialistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button