Firmat që nuk u paguajnë regres punëtorëve do të kenë dënime deri në 4000 euro

Punëdhënësit të e sektorit privat të cilët nuk u kanë dhënë regres për pushimin vjetor të punësuarve të tyre, duhet të jenë të përgatitur që të paguajnë dënim nga 1.000 deri në 4000 euro. Nëse edhe pas pagesës së dënimit vazhdojnë që të neglizhojnë pagesën e K-!5 , të punësuarit mund ta padisin punëdhënësin dhe ta fitojnë gjyqin duke marrë regresin prej 8.500 denarëve.

Regresi për pushimin vjetor u vendos me ndryshimet në marrëveshjen e përgjithshme kolektive për ekonomi para një viti.

Sipas rekomandimeve të këtyre ndryshimeve, të drejtën për të marrë këto mjete kanë punëtorët që janë më shumë se 6 muaj në punë tek punëdhënësi I njëjtë. Regresi paguhet një herë në vit deri në 31 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button