OKB nuk shqyrton sot projekt-rezolutën në lidhje me Palestinën

Në projekt-rezolutën e dorëzuar nga Jordania pjestarëve të Këshillit të Sİgurisë së Kombeve të Bashkuara thuhet se deri në 2017 pritet të pranohet Palestina si shtet me kryqytet Kudusin Jugor dhe që përmban kufijtë e vitit 1967, raporton Anadolu Agency (AA).

Në projekt-rezulutën që përmban edhe ndryshimet e fundit të bëra nga Palestina dhe shtetet e tjera Arabe synohet vendosja e një paqeje mes dy shteteve si dhe pranimi si shtet demokratik dhe fqinj të Palestinës nga ana e Izraelit. Sipas projekt-rezulutës Izraeli duhet të pranojë Palestinën si shtet sovran me kryeqytet Kudusin Jugor si dhe duhet të tërhiqet nga zonat e pushtuara pas vitit 1967. Këtë tërhqje duhet ta përfundojë deri në vitin 2017 monitorimi i sëcilës duhet të bëhet nga një palë e tretë.

Në rezulutë gjithashtu parashikohet heqja e embargos drejt Gazës si dhe rihapja e pikave kufitare për ndihmat humanitare. Në projekt-rezulutë gjithashtu preket edhe çështja e të burgosurve palestinez në burgjet izraelite si dhe çështja e ujit të pijshëm.

Në një deklaratë për mediat Përfaqësuesja e Përhershme e Jordanisë në OKB Dina Kawar është shprehur se ende nuk ka një datë konkrete për marrjen në rendin e ditës së kësaj projket-rezulute.

Mbi pyetjen se çfar përfundimi mund të dalë nga votimi i projekt-rezulutës Kawar tha se çdo gjë mund të ndodhë. Ndërkohë që në programin e bërë publik për mediat të KS projekt-rezuluta në fjalë nuk është.

Lajme të ngjashme

Back to top button