Gjenden mbetjet e AirAzia, në det 40 kufoma (Video)

Jane gjetur 40 trupa në detin e Java në Indonezi, në zonën në të cilën janë parë edhe mbetje të avionit malezian, i zhdukur pak ditë më parë.

Në ujë notojnë mbetje të ngjashme me ato te avionit te humbur. Janë këto mbetje të fluturimit AirAsia, që humbi kontaktin me 162 persona në bord.

Kështu njoftojnë burime të aeronautikës ushtarake indoneziane. Grupi i shpetimit thote se mbetjet e gjetura në det ngjajne shume me Airbus A320, qe humbi gjurmet te djelën sapo ishte ngritur nga Surabaya.

Në bordin e avionit ishin 155 indonezianë, tre Koreano-Jugor, një person nga Singapori, një nga Malajzia dhe një nga Britania.

Piloti i dytë ishte francez. Zhdukja e avionit është kulmi i një viti katastrofal për linjat ajrore malajziane të lidhur me Indonesia AirAsia.

Malaysia Airlines Flight MH370 humbi më 8 mars gjatë një udhëtimi nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 pasagjerë. Më 17 korrik, e njëjta linjë ajrore fluturimi MH17 u qëllua mbi Ukrainë, duke vrarë 298 persona në bord./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button