Sela: Ka ardhur koha për të rrëzuar pushtetin aktual

Ziadin Sela, kryetari i Strugës, ishte pjesëmarrës në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, në Top Channel.

Nevojë e kohës për të sjellë ndryshim në Maqedoni është ambicia e Ziadin Selës për të marrë drejtimin e PDSH-së, por edhe për të rrëzuar nga pushteti BDI-në. Realisht, siç thotë Sela, PDSH ka qenë thuajse gjithë kohën e saj që prej krijimit në opozitë, teksa ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e kreut aktual të kësaj partie, në respekt të statusit të partisë, por tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë mbajtjen e Kongresit të partisë për të vijuar me hapat e radhës.

Kohë kjo, gjatë së cilës ai po mendon për futjen e standardeve të reja dhe ndërkombëtare të politikës në partinë e tij, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për mandatin e kryetarit që duhet të jetë i kufizuar në maksimumin dy mandate. Në fushatën e tij ai synon mbi të gjitha të bashkojë opozitën që e konsideron të madhe në Maqedoni, pasi vërtetë ka ardhur koha për të rrëzuar pushtetin aktual maqedonas.

Sa i përket ndikimit të politikës shqiptare apo asaj kosovare në punët dhe çështjet e brendshme politike në Maqedoni, Ziadin Sela parapëlqen të mos flas gjatë, por mjaftohet të thotë që ka në një farë mënyrë, shumë më pak se në të kaluarën, por që ai i konsideron si të panevojshme ndërhyrjet apo amnistimet e disa kandidatëve, të cilët në fakt nuk kanë se ç’të japin më shumë në politikë, por duhet ndryshim.

Ndikim në politikën mbarëshqiptare kanë edhe institucione dhe organizata ekonomike, por që duke qenë se ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar në të gjitha trevat shqipfolëse, asgjë nuk duhet të ndikojë mes politikanëve shqiptarë me plane afatshkurtra dhe me synime përfitimi të menjëhershme, por të shfrytëzohen të gjitha fondet dhe projektet e Bashkimit Europian për të zhvilluar në afatgjatë rajonet tona përkatëse dhe komunitetet tona.

Lajme të ngjashme

Back to top button