Benzina dhe dizeli lirohen për 3,5 denarë

Çmimi me pakicë i benzinave dhe të dizelit prej sonte në mesnatë u lirua për 3,5 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për tre denarë. Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS­95 do të jetë 62 denarë për një litër, Eurosuper BS­98 do të shitet për 63,5 denarë për jë litër, ndërsa Eurodizeli për 52,50 denarë. Çmimi me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 41,50 denarë. Ulet edhe çmimi i mazutit M­1 do të jetë 24,4 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror është 59,26 dollarë një një barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 49,7 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button