Studentët kërkojnë nga Ivanovi të vendos veto për provimin shtetërorë

Disa qytetarë, profesor dhe student janë mbledhur para parlamentit në kuadër të seancës së hapur që së bashku e paralajmëruan Plenumi i studentëve dhe profesorëve.

Në këtë seancë të hapur u diskutua për organizimin e protestave të ardhshme si dhe mënyrën e organizimit të rezistencës ndaj ndryshimeve në arsim.

Profesorët dhe studentët para parlamentit kërkuan nga presidenti Gjorgje Ivanov që të vendos veto kundër miratimit të propozim Ligjit për arsimin e lartë, që parasheh vendosjen e provimit shtetërorë për studentët. Profesorët dhe studentët kërkuan që në tre muajt e ardhshëm të diskutohen ndryshimet në arsimin e lartë duke përfshirë bashkësinë akademike në vend.

Studentët i fishkëlluan kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski, për shkak se nuk ftoi asnjë përfaqësues nga Plenumi studentor në komisionin kur u votuan propozim ndryshimet për arsim.

Lajme të ngjashme

Back to top button