VIP-at shqiptar që i dhanë fund beqarisë në 2014-tën

Ky vit do të mbahet mend edhe për dasma. Nora Istrefi, Vig Popa, Agon Amiga, janë vetëm disa prej VIP-ave tanë, që nuk janë më beqar

Viti 2014 do të mbahet mend edhe për dasma luksoze të fytyrave tona publike. Ndër to është ajo e Nora Istrefit e Robert Berishës e cila për disa ditë me rradhe ishte kryelajm i mediave tona rozë.

Përveç tyre, fund beqarisë i dha edhe rep artisti i njohur, Festim Arifi, apo Lyrical Son, siç e njeh publiku. Mirëpo, dasma e tij ishte private, pasi që vetë reperi ka kërkuar që kjo ngjarje të kaloj pa zhurmë të madhe.

Këtë vit edhe Agon Sulejmani, i Labelit BabaStars, u bë dhëndër. Agon Amiga lidhjen e tij shumë vjeçare e kurorëzoj me martesë.

Në mesin e VIP-ave që nuk janë më beqar është edhe Vig Popa i grupit Kaos, Vigani gjatë vitit 2014, lidhi dashurinë e tij me fejesë, ndërsa ende nuk ka bërë me dije se kur do të martohet.

I martuar është tashmë edhe Lorik Cana. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare poashtu i dha fund beqarisë në vitin 2014. Ai bëri madje dy dasma një në Prishtinë me 500 të ftuar dhe një dasëm tjetër intime në Romë./ lajmi.net

Cana i jep fund beqarisë

Lajme të ngjashme

Back to top button