Audi do të shpenzojë rreth 29 miliardë dollarë në modelet e reja

Audi AG, kompania gjigante gjermane ka thënë se ka në planë që të investojë rreth 24 miliard euro (29.3 miliardë dollarë) për 5 vjetët e ardhshme në modelet e reja,teknologjitë dhe në fabrikat e prodhimit, 2 miliardë më shumë sesa në vitet e mëparshme.

Programi i investimit është një pjesë e planit që është zhvilluar nga Volkswagen muajin e kaluar, tha një zëdhënës i Audis. Volkswagen tha që në nëntorë do të rrisë investimet me një shumë prej 85.6 miliardë euro prej vitit 2015 deri në vitin 2019, më shumë sesa në planet e kaluara, këto investime do të sjellin teknologji të reja dhe në teknologjinë për ta zvogluar dioksid karbonin.

Rreth 70% e këtij buxheti që do të investohen në modele të reja dhe teknologji të reja tha Audi. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button