Besimi: Zhvillimet politike në vend nuk dhanë epilogun e pritshëm

Zëvendëskryeministri për euro integrime, Fatmir Besimi, konsideron se zhvillimet politike në vend nuk dhanë epilogun e pritshëm.

Raporti i progresit nga Be-ja, çështja e emrit, stema e re e propozuar dhe IPA fondet, sipas Besimit janë ndër zhvillimet kryesore që karakterizuan këtë vit.

Ndërkohë, Raport-progresin e fundit të BE-së Besimi e vlerëson si objektiv, ndërsa lista me detyrat e shtëpisë ka të bëjë me përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga vetë familja evropiane.

“Ajo që është me rëndësi për Maqedoninë është që temat të cilat janë adresuar aty siç është gjyqësori i pavarur dhe joselektiv dhe profeisional, liria e mediave dhe shprehjes, marrëdhëniet ndëretnike, fqinjësia e mirë, dialogu politik. Të gjitha këto janë në radhë të parë të rëndësishme për ne për qytetarët e Maqedonisë ndërsa Brukseli këto i përcjell në aspekt të agjendës së saj sa ne kemi arritur të përmbushim standardet për të qenë dinjitoz në atë familje të madhe evropiane”, shprehet Zv/kryeministër për çështje evropiane Fatmir Besimi.

Lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, i cili është problemin kyç që po mban peng vendin drejt aderimit në BE, Besimi thotë: “Nuk ka ndonjë dinamikë të përcaktuar kohore e cila do ta trajtonte deri në këtë fazë e zgjidhim ose  nuk  e zgjidhim. Ajo që është me rëndësi që tani të bëhen disa shtesa në këtë proces  dhe ajo është që të ngrihet niveli i negociatave  nga ambasadorë të cilët janë të deleguar për tu takuar me ndërmjetësin Nimic, të ngrihet në nivel të vendim-marrjes më të lartë që mund të jetë në nivel kryeministrash që do të ishte më efektive”.

Lajme të ngjashme

Back to top button