Dhurata për fëmijët në Klinikën për sëmundje të fëmijëve

Me rastin e festave të janarit Shoqata e qytetarëve për kulturë dhe art AN­BLLOK Shkup, sot organizon program rasti dhe dhurata për fëmijët të cilët janë në mjekim në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

“Me qëllim që t’u mundësojmë këtyre fëmijëve të ndjejnë pak nga bukuria e festave çdo vit organizojmë befasi të ndryshme të klndshme festuese në vetë klinikë, në kuadër të projektit humanitar ‘Së bashku me Ju t’i bëjmë fëmijët të lumtur'”, thonë nga AN­BLLOK Shkup.

Sivjet Babadimri do t’i vizitojë fëmijët të cilët janë në mjekim në repartin hemato­onkologjik pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe do t’u ndahen dhurata të Vitit të Ri të cilat janë grumbulluar përmes rrugës së donacioneve.

AN­BLLOK tradicionalisht, nga viti 1998 me rastin e festave të fundvitit të Krishtlindjeve e realizon projektin “Së bashku me Ju t’i bëjmë fëmijët të lumtur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button