Mema: Debati me Grubin tregoi arrogancën e turpshme të politikës shqiptare në Maqedoni

Në një intervistë gazetari shqiptar Marin Mema, mes tjerash flet edhe për debatin në distancë me deputetin shqiptar në Maqedoni, Artan Grubi. Ai për këtë thotë se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve e jo qytetarët në shërbim të saj. Në fakt kështu po ndodh sot në Maqedoni, ku politikanet shqiptare nginjen e fryhen ndërsa qytetarët po vuajnë çdo ditë probleme të shumta ekonomike.

“Debati në distance me zotëri Grubi ishte tregues i një arrogance të turpshme të kësaj politike.  Për elemente të tillë më shumë rëndësi ka një fjali e thënë në Facebook sesa ajo në Parlament e kjo është e pa-tolerueshme. Nuk kam asgjë personale me zotëri Grubi por kam me politikën aktuale shqiptare në Maqedoni që është e vetmja përgjegjëse për problemet e qytetarëve. Nuk mundet që ne ti kërkojmë përgjegjësi qeveritarëve maqedonas kur ata shqiptarë nuk bëjnë asgjë.  Unë mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët në Maqedoni të kërkojnë diçka tjetër, të kërkojnë më shumë, të kërkojnë përfaqësues të denjë , të kërkojnë që zëri i tyre të mos mbetet pa mbështetje.  Ata meritojnë më shumë, ky është thelbi, shqiptarët e Maqedonisë nuk mund e nuk duhet të ndihen si të huaj në tokat e shtëpitë tyre. “thotë Marin Mema.

Intervista e plotë do të del në janar ndërsa do të botohet në Vizione.info dhe Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shume i nderuari M.Mema
    Me vjen keq per titullin e artikullit( Debati me Grubin tregoi arrogancën e turpshme të politikës shqiptare në Maqedoni) debat mund te behet vetem me ndonji te kalibrit tuaj dhe jo me Grubin spse seshte i denje per debate me Ju.ose me ndonji te kalibrit Tuaj,titulli do ishte me i mire po te ishte shkruajtur keshtu(Debat me debilin Grubi)
    Neve nuk na i kane fajet Maqedonet ne i kemi vete fajet per kete situate qe jemi sepse na perfaqesojne debila si grubi por te ju vije turp atyre qe sa ora ju dhane do letra te quajtura diploma per te na perfaqesuar neve sigurisht qe tju vjen turp edhe atyre qe i moren diplomat e tilla lehtesisht te sigurueshme per nja 2-3000 euro.

Back to top button