Kujdes, mos dilni me veturë pa nevojë!

Reshjet e borës që kanë kapluar gjith Maqedoninë, kanë shkaktuar vështirësi të dukshme në zhvillimin e komunikacionit. Për këtë arsye, NP “Rrugët e Maqedonisë” i ka angazhuar të gjitha kapacitet që i mundëson për të pastruar rrugët dhe për të mundësuar qarkullim normal. Nga kjo ndërmarrje, njoftojnë se për herë të parë në pastrimin e rrugëve janë ky;ur edhe të punësuarit në administratën e kësja ndërmarrje.

“Apelojmë që qytetarët të mos dalin pa nevojë në rrugë me vetura, që të na lehtësojnë pastrimin e rrugëve. Poashtu apelojmë që të jenë të kujdesshëm kur parkojnë veturat e tyre”, thonë nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë’.

Nga kjo ndërmarrje premtojnë se do të mundësojnë mirëmbajtje të gjitha rrugëve dhe se nuk do të lejojnë bllokimin e tyre edhe pse përballen me mungesë të mjeteve për shkak se ato gati janë përgjysmuar. Ndryshe gjatë natës priten të reshura edhe më të mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button