Parlamenti arenë e uzurpuar, nga ligjet e fabrikuara shqiptarët pësojnë më shumë

Bojkoti i LSDM-së,  ka defokusuar vëmendjen e qytetarëve nga puna e parlamenti të Maqedonisë. Gjatë gjithë kohës së mungesës së opozitës, parlamenti ka miratuar një shumicë ligjesh me procedurë të shkurtuar dhe pa asnjë debat.

Deputeti I PDSH-së, Bekim Fzliu thotë për Portalb se puna e parlamentit u karakterizua nga tentimi i shumicës për ta minimizuar dhe margjinalizuar punën e parlamentit.

“Ky parlament për deri sa janë shumicë VMDBO dhe BDI do të mbahet mend për ligje të dëmshme dhe antishqiptare. Ne jemi mundu që të ofrojmë mbi  200 amendamente t për buxhetin dhe ligjin për nëpunës administrative që janë përfundimisht ligje që shqiptarin e vendosin në rend të dytë ,që mbyllin dyert e shqiptarëve në administratë dhe pamundësohet përdorimin  e gjuhës shqipe në institucione. BDI I mundësojë VMRO-së që të uzurpoj institucionet e shtetit”, tha Bekim Fazliu. .

Nënkryetari i parlamentit Rafis Haliti, thotë për Portalb se parlamentit I ka munguar fryma e vërtetë demokratike. Sipas tij mungesa e opozitës ishte hendikep i madh për punën e parlamentit.

“Në mungesë të opozitës, deputetët ndjenë më shumë komoditet, prandaj opozita është shpirti që i jep shtytje miratimit të ligjeve më cilësore. Fatkeqësisht kjo frymë ka munguar në parlament dhe doemos reflektohet edhe në punën e ti”, tha Rafis Haliti.

Deputetja e LSDM e cila ndërpreu bojkotin, deklaroi se Ligjet në parlament kalojnë në procedurë të shkurtuar dhe pa asnjë debat.

Derisa publiku fokusohet në marrjen ose jo të mandateve të opozitës, në Parlament pa debat po kalojnë shumë ligje.

“E tërë situata rreth mandateve, filloi të marr pamje të një seriali turk, me të cilën tetë muaj merret opinioni, duke larguar vëmendjen nga problemet esenciale që i preokupojnë qytetarët. Në pritje nëse do të futet opozita në parlament ose do të realizohen dorëheqjet, thuajse pa debat kalojnë vendime të rëndësishme- provimi shtetëror, amendamentet kushtetuese, ligje për urbanizëm me të cilën grushtohet sistemi i drejtësisë dhe principet e demokracisë, si dhe shumë ndryshime esenciale të një numri të madh ligjesh. Dialogu është një fotografi e demokracisë, por për atë gjë është e nevojshme vullneti i të dyja palëve”, theksoi Topuzova.

Lajme të ngjashme

Back to top button