Limaj: Në Prizren është instaluar sistemi i diktaturës

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, është treguar shumë kritik për qeverisjen e Prizrenit duke thënë se “në Prizren është instaluar një diktaturë qeverisëse”.

“Për këtë arsye duhen angazhime të përbashkëta të forcave përparimtare përmes intensifikimit të bashkëpunimit për të sjell ndryshime pozitive për qytetarët e Prizreni”, tha Limaj,transmeton TVPZ.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të Bashkimit Demokratik të Zafir Berishës.

Ndërkaq, Zafir Berisha, tha se viti 2014 ka qenë i vështirë për Kosovën.

“Viti në vijim është koha më e përshtatshme e guximit qytetar për të sjellur ndryshime pozitive në vend, pasi që koalicioni i ri qeveritar është vijimësi e muzikës së vjetër të keqqeverisjes”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button