Erdogan: Nuk jemi “delja e zezë” e BE-së, Evropa më parë duhet të zgjedhë problemin e racizmit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në fjaliin e tij në një simpozium në Ankara foli për ngjarjet e fundit në Turqi me theks të veçantë për arrestimin e personave të përcaktuar lidhur me “shtetin paralel”, si dhe, siç thotë, kritikat e pabaza të Bashkimit Evropian (BE) drejtuar Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Askund në botë mediat nuk janë të lirë si në Turqi. Gëzojnë aq shumë liri sa që mund të bëjnë edhe ofendime që,zakonisht, vendet demokratike nuk i tolerojnë. Këtë e përjetoj personalisht, po ashtu edhe familja ime. Fyerjet të cilat i bëhen familjes time nuk bëhen askund në botë. As në SHBA kjo nuk mund të ndodhë”, tha Erdogan gjatë simpoziumit “Përsëri një Turqi e Re dhe e Madhe”, duke theksuar se kundër Turqisë zbatohet propagandë e paparë.

“Pak ditë më parë në SHBA u arrestuan. Gazetarin e Anadolu Agency e kanë tërhequr zvarë për toke, por këtë askush nuk e pa. Kur kjo ndodhë te ata, atëherë heshtin, ndërda kur në Turqi arrestohen persona të cilët meren me aktivitete jashtë gazetarisë për këtë menjëherë shkruajnë kundër nesh. Ne nuk jemi “viktima e politikave të Bashkimit Evropian (BE). Nuk jemi vendi ndaj të cilit mund të drejtojnë gishtin dhe të na qortojnë, tani egziston vetëm Turqia e re”, ka deklaruar Erdogan.

Ai theksoi se BE duhet të përqëndohet më shumë në gjetjën e zgjidhjës për racizmin dhe urrejtjen ndaj “të tjerëve”.

“Në vend që Evropa të na kritikojë ne, le të zbardhë rastet e pazbuluara në BE. Në vend që Evropa të kritikojë Turqinë le të gjejë zgjidhjen për racizmin”, theksoi presidenti turk Erdogan.

Duke folur për operacionin i cili në Turqi realizohet ndaj “shtetit paralel”, Erdogan u shpreh se është vështirë të dihet se kush është armiku i një shteti.

“Asnjëherë nuk mund të dini se kush ju sulmon me thikë pas shpine. Ju mendoni se ai është miku juaj, por nuk e dini që është shitur qarqeve të errëta. Prandaj është shumë e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm. Vështirë është të parashikohet se nga vien sulmi”, konsideron Erdogan duke shtuar se disa gazetarë në Turqi janë arrestuar sepse kanë kryer vepra penale.

“Thonë se gazetarë të arrestuar janë dërguar në burg. Në burgjet e Turqisë ndodhen vetëm shtatë gazetarë të dënuar. Disa nga ky grupi janë të lidhur me terrorizmin, disa kanë të bëjnë me vrasje. Gazetarë të cilët janë arrestuar në operacionin e fundit janë arrestuar për shkak të përkrahjës së grupit kriminel. A nuk mundet që edhe gazetarët të kryejnë vepër penale? Nëse dikush kryen vepër penale duhet të përgjigjet për këtë”, theksoi Erdogan.

Në dhjetor 2013 kanë rrjedhur informacione se janë përgjuar bijtë e tre ish ministrave dhe disa personalitete të njohura. Qeveria ka dënuar këtë akt duke e përshkruar si një “intrigë e ndyrë të shtetit paralel”. “Shteti paralel” sjell së bashku një grup zyrtarësh të punësuar në institucionet shtetërore, gjykatë dhe polici. Që atëherë janë arrestuar qindra punonjës të policisë të cilët, ndër të tjera, lidhen me përgjimin e zyrtarëve të lartë, zbulimin e informacioneve konfidenciale, cenimit të privatësisë së njerëzve dhe falsifikim të dokumenteve.

Policia e Turqisë javën e kaluar po ashtu ka kryer një operacion kundër “shtetit paralel”, grupi i burokratëve të cilët punojnë në institucionet shtetërore, gjykatë dhe media. BE-ja pas kësaj ngriti kritika të ashpra ndaj Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button