Folësit e USHT-së e thanë fjalën e tyre (FOTO)

Në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Programi studimor i Gazetarisë, për herë të parë u organizua aktiviteti “Folësit e USHT-së”, ku  me fjalimet e tyre morën pjesë studentët nga katedra e Gazetarisë në Tetovë dhe ajo e disperzuar në Shkup.

DSC_7096

Kjo ishte përvoja e tyre e parë e shfaqjes dhe të folurit në publik, në prezencë të Rektorit të USHT-së, Vullnet Ameti dhe stafit akademik, ata provuan më për së afërmi emocionin e të qenit në fokus të vëmendjes përballë atyre që u japin dije.

DSC_7135
Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti i inkurajoi studentët që të vazhdojnë me aktivitete të tilla dhe se gjithmonë do ta kenë përkrahjen e Universitetit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.DSC_7144
Sipas organizatores dhe njëherit asistentes në katedrën e Gazetarisë, Liridona Vejseli, ky është aktiviteti i parë i këtij lloji dhe bëhet për qëllim të stërvitjes dhe vetëdijesimit të studentëve për t’i shfaqur në mënyrë të lirë mendimet e tyre, duke shpresuar që evenimentet e këtilla të shndërrohen në praktikë tradicionale këtu në hapësirat e USHT-së.DSC_7164
Nga ana tjetër, protagonistët e këtij evenimenti, studentët, shprehën kënaqësinë e tyre për stimulimin e aktiviteteve të këtij formati, duke shpresuar për një avancim në sferën e të folurit në publik.DSC_7270

 

Lajme të ngjashme

Back to top button