Qeveria hap dyert për qytetarët e interesuar

Qeveria ka hapur dyert sot për qytetarët e interesuar për ta vizituar atë dhe për ti njohur me punën dhe hapësirat e  qeverisë. Vizita e qytetarëve realizohet në  kuadër të manifestimit “tepihu i kuq” që është pjesë e projektit që ka për qëllim transparencën e institucioneve.

“Nga shërbimet në qeveri u sqarohen vizitorëve specifikat e sallave të brendshme të qeverisë. Qytetarët kanë mundësi që të krijojnë përshtypjet e tyre duke vizituar qeverinë sepse institucionet janë të tyre”, tha zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Qytetarët thonë se janë të kënaqur nga puna e qeverisë dhe mundësisë për ta vizituar atë. Disa nga vizitorët patën mundësi që të janë të pranishëm në Këshillin e infrastrukturës nacionale të të dhënave hapësinore di dhe në Komisionin për sistemin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button