Domatet mbrojnë nga kanceri i pankreasit

Edhe pse ndikimi parandalues i konsumimit të frutave dhe perimeve është i njohur te të gjitha llojet e kancerit, në rastin e kancerit të pankreasit një efekt edhe më të shprehur ka likopeni.

Studiuesit kanë analizuar më se 400 persona të diagnostikuar me kancer të pankreasit, si edhe mbi katër mijë persona të cilët kanë qenë në grupin kontrollues.

Pasi kanë analizuar shprehitë ushqimore dhe kanë marrë parasysh moshën, masën trupore, pirjen e duhanit, nivelin arsimor dhe konsumimin e përgjithshëm të folateve, është vërejtur se ata që kanë konsumuar më së shumti likopen ishin më të mbrojtur për 31 për qind nga kanceri i pankreasit.

Rezultatet tregojnë se ushqimi i pasur me likopen, në radhë të parë me dobate, ul rrezikun e prekjes nga ky lloj kanceri. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button