Hani arra për të jetuar më gjatë

Harrojini pilulat me multivitamina dhe pijet për shëndetin. Sekreti për të jetuar më gjatë dhe i shëndetshëm mund të qëndrojë një pjatë më arra, lajthi, kikirikë.

Kërkimet e fundit kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht kikirikë, arra, lajthi jetojnë më gjatë se personat që nuk i konsumojnë.

Nga kërkimet është mësuar se këta persona që konsumojnë 7 herë në javë kikirikë, arra, lajthi kanë 50% me pak mundësi që të vdesin sesa personat që nuk i konsumojnë. Ekspertët e të ushqyerit dhe mjekët kanë tendencë t’i shmangen fjalës “superushqim”, ata preferojnë të flasin për dieta të shëndetshme të ekuilibruara.

Arrat, lajthitë dhe kikirikët janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B, dhe përmbajnë acide yndyrore, të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit.

Lajme të ngjashme

Back to top button