Kërcënoi Ramën, Apeli liron Bashkim Hoxhën: Isha u dehur, i kërkoj ndjesë

Gjykata e Apelit liroi nga ambientet e paraburgimit avokatin Bashkim Hoxha, i cili kërcënoi rreth tri javë më parë kryeministrin Edi Rama në telefon.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Apeli ndryshoi masën e sigurisë ndaj Hoxhës, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Mësohet se gjatë seancës së sotme avokati Bashkim Hoxha i kërkoi sërish ndjesë kryeministrit Rama, duke theksuar se ka qenë në gjendje të dehur kur i ka dërguar mesazhet në telefon.

Hoxha qendroi në ambientet e paraburgimit për dy javë.

Ai akuzohet se ka kërcënuar dhe shqetësuar kryeministrin Rama.

Hoxha i ka dërguar kryeministrit 12 mesazhe në orët e para të mëngjesit.

Në një prej tyre ai e krahësonte Ramën me Ismail Qemalin, ndërsa më pas e ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin./Tema

Lajme të ngjashme

Back to top button